Greqi- Në thellësi prej pesë metrash disa punëtorë në Selanik kanë gjetur një bombë që dyshohet të datojë nga Lufta e Dytë Botërore.

Ajo është gjetur gjatë punimeve për zgjerimin e një gropë të depozitës së një pike karburanti në rrugën “Monastiriu”, në zonën Kordelio në dalje të qytetit.

Për këtë arsye organet greke të pushtetit lokal në Selanik, në bashkëpunim me policinë dhe forcat e ushtrisë, kanë filluar të marrin masa për zbatimin e një plani evakuimi të 50. 000 banorëve nga tre bashki në pjesën perëndimore të qytetit ditën e diel, për t’u dhënë mundësi specialistëve të çaktivizojnë këtë bombë. Siç theksojnë specialistët për fat të mirë eskavatori nuk e ka prekur bombën për katër cm, përndryshe pasojat e shpërthimit do të mund të ishin të paparashikueshme. Bomba vlerësohet se ka një peshë prej 250 kg dhe ka ende siguresën në pjesën e pasme të saj, por për arsye sigurie gjatë caktivizimit dhe transportimit të saj në një bazë ushtarake, do të duhet të kryhet evakuimi i banorëve, që konsiderohet më i madhi që është bërë ndonjëherë në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: