GREQI-Një burrë, një pensionist grek, qan i dëshpëruar, i shtrirë përtokë, jashtë një banke në Selanik.

Bankat në Greqi edhe të premten i kanë hapur sportelet vetëm për ti lejuar pensionistëve që s’kanë mundësi të përdorin bankomatet të tërheqin pensionet, me një limit 120 euro në javë.

Shumë persona, teksa kanë qëndruar me orë të tëra në radhë, të lodhur nga pritja, reagojnë të dëshpëruar. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb