Greqi, qeveria e drejtuar nga kryeministri Alexis Tsipras i ka paraqitur një paketë të re me masa shtrënguese. Paketa e qeverisë greke vjen pas kërkesës së kreditorëve ndërkombëtarë. Masat për të cilat Tsipras kërkon votim në Parlament, arrijnë në vlerën e 1.8 miliard eurove dhe pritet që të miratohet javës së vjen.
Qeveria ende nuk ka publikuar detaje të paketës, por sipas mediave greke pritet që të rritet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në masën 24%. Gjithashtu rritje pritet të ketë edhe akciza për karburantin, kafen, pijet alkoolike dhe cigaret.