SHKUP-Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka thënë se ka shtete e kombe në botë që ende e mohojnë identitetin e tyre.

Deklaratën Gruevski e ka bërë në edicionin special të “Zona e Debatit” duke folur për problemin e tyre me Greqinë.

Derisa ka folur për identitetin, Gruevski ka thënë se kombi shqiptar nuk ka pasur kontestim në këtë aspekt, gjë e cila thotë se po ju ndodhë atyre, njofton Klan Kosova.

“As qytetarët në Kosovë dhe Shqipëri nuk kanë ndjerë problemin e kontestimit të identitetit. Shqiptarët nuk kanë pasur kontestim të identitet nga të tjerët që quheni ashtu apo kështu nëse dëshiroi të pranoheni në NATO dhe BE.”

“Them se çështja e luftës së identiteti të popullit maqedonas është e vjetër më shumë se 150 vjet”, ka thënë ai.

“Ende përballemi me shtete dhe kombe që mohojnë identitetin tonë. Ne nuk merremi me atë, të tjerët merren me ne”, ka thënë Gruevski.

Lidhur me këtë, Gruevski është përgjigjur mbi projektin “Shkupi 2014” të rregullimit të qytetit.

“Shkupi 2014” ka qenë synim që ta bëjë qytetin më të bukur. Shkupi ka qenë provincë në ish – Jugosllavi dhe nuk investohej shumë”.

“Rreth aspektit estetik, ftoj qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë të vijnë dhe të shohin nëse ajo është kiç, apo do tu pëlqej”.

“Është bërë propagandë politike me këtë”, ka thënë Gruevski.

Duke folur për identitetin maqedonas, Gruevski ka thënë se atë dikur e kishte pranuar edhe Jugosllavia dhe Titoja, pro edhe ata sipas tij kanë dashur që ta shtypin atë.

“Nga viti 1991u bëmë shtet i pavarur dhe si çdo shtet dhe duam të kemi simbolet tona. Duam të theksohet diçka nga historia jonë, si rasti i Austrisë, Francës, Anglisë, Amerikës”.

“Nëse shkohet në këto vende do të shihni më shumë përmendore sesa në Shkup, simbole të historisë së tyre. Kurse te na kishte propagandë se nuk ishte normale. Pasi kontestohet kombi ynë, emri i shtetit tonë”, ka thënë ai.

Gruevski ka thënë se prej kur është investuar në Shkup numri i turistëve është dyfishuar, pasi sipas tij në të kaluarën ky qytet ka qenë pa fytyrë.

“Shkupi s’ka pasur turistë. Derë në 2006 po të shihje turistë ka qenë lajm. Tani çdo ditë kemi turisë dhe kënaqen me atë që shohin”.

“Nga aspekti estetik a më pëlqen mua, them se po”, ka thënë ai.

“Ka pjesë që do të bëja ndryshe, por si tërësi më pëlqen. Më parë Shkupi nuk ka pasur diçka karakteristike, përveç Kalasë dhe Urës së gurit, s’kishte çfarë të tregohet. Tani kemi një qytet me përmbajtje unikate dhe turistët kanë çka të shohin. Nuk janë vetëm përmendoret, janë ndërtuar shumë objekte që kanë funksione si ministritë, agjencitë e të tjera të cilat në të kaluarën kanë paguar qira. Kemi ndërtuar të rejat, kanë vlerë kanë dobi dhe në kohën e njëjtë janë bërë objekte që janë interesante si për qytetarët edhe turistët”, ka thënë ai.

Gruevski ka thënë se në shumë raste kanë bërë hulumtime të mendimit publik mbi projektin “Shkupi 2014” dhe se afro 70 për qind të njerëzve e kanë pëlqyer atë.

“Ato që kanë qenë për kanë qenë të zëshëm, kurse ata që kanë qenë kundër kanë qenë aq të zëshëm dhe është kërkuar mbështetje që të kundërshtohet. Pasqyra e përgjithshme e personave nga jashtë, nëse lexohen komente, thonë se është një projekt tmerrues, sepse ata që kanë qene kundër kanë sulmuar, kanë qene shumë aktiv, kurse ata që kanë qenë pro projektit, kanë thënë se është e mirë për qytetin tonë, kur kanë kaluar andej, kaq”, ka theksuar ai për Klan Kosova.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: