BEOGRAD– Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se autoritetet kanë arrestuar dy shtetas serbë, që ishin shpallur në kërkim në lidhje me një grusht shteti të dyshuar në Mal të Zi.

Ministria në fjalë ka konfirmuar se Predrag Bogiceviç dhe Nemanja Ristiç janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në planifikimin e dyshuar të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, e cila në dhjetor të vitit 2015 ka marrë ftesë t’i bashkohet NATO-s.

Mali i Zi ka kërkuar nga Serbia që të arrestojë dhe të ekstradojë dy personat që përballen me akuzën për përfshirjen në planet për puçin e dyshuar në muajin tetor.

Ristiç, në muajin dhjetor u shfaq në një fotografi duke qëndruar afër ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.

Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të puçit të dyshuar në Podgoricë, që sipas tij ka të bëjë me planet e qeverisë për t’iu bashkuar NATO-s.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: