RUSI-Kur na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Rusi 2018’, presidenti rus që është edhe vendi organizator, Vladimir Putin ka treguar se kush vend është favorit për të fituar këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit.

Gjatë një konference për mediat në Moskë, Putin tha se mendon se që Spanja është favoritja kryesore për këtë trofe.

“Pothuajse të gjitha ekipet kanë emra të mëdhenj, disa madje kanë nga lojtarët më të mirë në botë, por Spanja ka shumë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk ka dështuar në fazën kualifikuese dhe është kombëtarja e vetme që ka arritur e pamposhtur në Kupën e Botës”- tha Putin.

Presidenti rus tha ndër të tjera se loja që Spanja luajti në Kupën e Botës së Afrikës së Jugut ishte mjeshtëri, pavarësisht se nuk arriti ta përsërisë në Botërorin e Brazilit, por tashmë është kthyer në nivelin e vitit 2010.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: