Imagjinoni të pyesni një punonjës të dyqanit të Apple-it për një këshillë, dhe të merrni një përgjigje se produktet e Apple-it nuk janë edhe aq të mira. Një gjë e tillë ka ndodhur me disa klientë të Apple-it, të cilët janë ndeshur me disa humoristë, që njihen në YouTube si NelkFilmz, dhe janë maskuar si punonjës të Apple-it.

Një klient, madje, arrin të mashtrohet nga këta “punonjës” dhe thotë që nuk do të vijë më në dyqanet e Apple-it, por do të shkojë tek ata të Microsoft-it. “Tabletët Air janë shumë koti…mos i thuaj kujt, por me të vërtetë që janë shumë kot”. I keni provuar tabletët e Microsoft-it?” pyetën punonjësi i Apple-it. “Ata po që janë të mirë”.

Në fund të videos, punonjësit e rremë të Apple-it japin dorëheqjen dhe ftojnë të gjithë klientët që të përdorin pajisjet e Microsoft-it. E gjitha kjo mund të jetë bërë thjesht për lojë, megjithatë mund të ketë ndikim në shitjet e tabletëve Surface të Microsoft-it.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: