HOLANDE- Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i cili feston 50 vjetorin e lindjes më 27 prill, ka vendosur të ftojë me këtë rast në pallatin e tij, në Amsterdam, 150 persona që kanë lindur në po të njëjtën ditë me të, njoftoi sot pallati mbretëror.

Në web site e dedikuar për këtë rast (www.WA50.nl), kandidatët e mundshëm mund të regjistrohen përpara përzgjedhjes së rastësishme më 3 mars.

”Për të patur mundësine e pjesëmarrjes, duhet të përkojë data e lindjes më 27 prill, por gjithashtu edhe të qenit rezident në Holandë”, saktësoi pallati në një deklaratë.

Kandidatët fatlumë do të priten nga mbreti dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Maxima, në një darke speciale më 28 prill.

27 prilli është një ditë pushimi në Holandë për të përkujtuar ditëlindjen e sovranit dhe me këtë rast qindra mijëra holandezë vishen në ngjyrën portokalli duke marrë pjesë në aktivitete të shumta festive.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb