Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare aktori veteran Sir John Hurt. Aktori njihej në mbarë botën për disa role të rëndësishme, siç ishte dhe filmi “Harry Potter”, njëri prej personazheve kryesore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua dhe nga agjenti i tij.

Fituesi i çmimit ‘Bafta’, i njohur dhe për rolet e tij në filmat “Alien” dhe “Njeriu Elefant”. Ndonëse aktori u diagnostikua në vitin 2015 me kancer, ai nuk hoqi dorë nga skena deri në çastin e fundit. Roli i tij i fundit ishte si Richard McSorley në Jackie, në filmin e gruas së presidentit John F. Kennedy.

Shumë personazhe të Hollywood-it i janë bashkuar ngushëllimeve për humbjen e madhe, duke vlerësuar punën dhe kontributin e aktorit Sir John Hurt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb