TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e këtij të fundit për audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Fatmir Xhafajt.

Sipas Manjanit, ndonëse Agron Xhafaj u dorëzua në Itali, Rama duhet ta ketë të regjistruar aq shumë në memorie zërin e “origjinalit”.

STATUSI I MANJANIT
“Mbi autenticitetin.
———-
Që një audio apo video para se të transmetohet në publik përpunohet, kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!
Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?
Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN. Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar procedimi penal nga Prokuroria. Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!
Ka vetëm një shpjegim: duhet ta ketë të regjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”…
Kështu që mbase duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.
Faqja e zezë!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: