Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko ka zbuluar për herë të parë se kishin tentuar ta helmonin, duke lënë të nënkuptohet se pas këtij akti mund të fshihej Vladimir Putin. Në një intervistë e “BBC”, Viktor ka folur për helmimin e spiunit rus, duke thënë se shpreson që Evropa të zgjohet pas kërcënimit të paraqitur nga Rusia. Ai rrëfeu për herë të parë se katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Yushchenko kandidonte për President, i ishte bërë një tentativë për helmin.

“Kur erdha në shtëpi dhe putha bashkëshorten time, ajo më tha ‘Buzët e tua kanë shije metali’. Unë po darkoja me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Sipas hetimeve, lënda helmuese ishte hedhur në orizin që u shërbye në tavolinë. Më dërguan menjëherë në spital. Isha ënjtur në pjesën më të madhe të trupit. Koka më ishte bërë shumë e madhe. Dhimbja u shpërnda nëpër të gjithë trupin”, tha Poroshenko.

I pyetur nëse ishte Vladimir Putin ai që dha urdhrin për helmimin, Viktor u shpreh se: Kam një përgjigje por nuk mund ta them…
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb