Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

J-Lo dhe Mariah Carey, sfida seksi në Las Vegas për dy divet rivale

Zilija mes tyre ka filluar shumë vite më parë, tani Mariah Carey dhe Jennifer Lopez përballen mes tyre, ballë për ballë, por në kopertinën e ‘Paper Magazine’ për edicionin special dedikuar Las Vegas.

Dy divet pavarësisht moshës së tyre shfaqen sensuale dhe plot sharm, duke promovuar në këtë mënyrë spektkalin që do të mbajnë në qytetin që nuk fle kurrë.

Mariah shfaqet përrallore e veshur vetëm me një varëse, doreza të zeza, dhe geta rrjetë. Këngëtarja e ‘We Belong Together’ qesh misterioze përpara fotografit duke mbuluar gjoksin e saj me flokët e saj.

Përgjigjia e J-Lo, një veshje ndriçuese stil Vegas, me një kurorë të madhe dhe shikim intrigues. Kush prej tyre është më seksi sipas jush?
(da.xha/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.