Nga: Flutura AÇKA

Krimi ka këtë fytyrë dhe t’qeverive shqiptare t’neveritshmen yndyrë
Këto njolla në Valbonë nuk janë nishane, por vraja të thella e të pariparueshme në një nga visoret më të bukura shqiptare. Dhe për habi, qytetarët i humbin gjyqet kur kërkojnë ta ruajnë atdheun, edhe në emër të fëmijëve të gjyqtarëve, edhe në emër të fëmijëve të qeveritarëve. Edhe të vetmen gjë që na ka mbetur për krenari, natyra, po e sosim përditë. Né cilin vend qeveritë janë kundër popullit, në cilin vend gjykatat janë kundër popullit, në cilin vend një pjesë e “popullit” është kundër popullit, përveç diktaturave.
Poshtë diktatura më e urryer, e parasë së oligarkëve mbi shpinë të Atdheut!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb