Nga Ornela Manjani

Bizneset që kanë mbi 50 punonjës dhe bizneset që bëjnë xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë duhet të vendosin kamerat e sigurisë në të gjitha ambientet e tyre brenda datës 28 dhjetor, në të kundërt do të përballem me masa administrative. Policia e Shtetit nëpërmjet një letre drejtuar bizneseve paralajmëron se pas kalimit të këtij afati do të vendosen gjoba, të cilat do të variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Në letrën që u është çuar bizneseve, theksohet se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike.

Ligji për sigurinë
Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Policia u ka kërkuar karburanteve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera. Uniformat blu do të bëjnë kontrolle te bizneset duke filluar nga data 29 dhjetor 2017 dhe do t’i pajisë ato me një certifikatë që quhet “vërtetim i sigurisë”.

Kush nuk merr certifikatën, atëherë gjobitet. “Gjoba vendoset nga policia, nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre”, – parashikon ligji i ri për sigurinë publike.

Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transportit publik si urbanët brenda qytetit dhe autobusët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Edhe për institucionet publike parashikohen gjoba, nëse nuk vendosin kamera sigurie. Nr. 19/2016 për masat shtesë të sigurisë publike, parashikon kategoritë e bizneseve që duhet të instalojnë kamerat.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/12/17/kamerat-e-sigurise-ne-biznese-policia-afati-i-fundit-28-dhjetori-ja-sa-eshte-gjoba/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb