Cardi B është 8 muajshe shtatzënë dhe kanë mbetur pak ditë për të sjellë në jetë fëmijën e parë.

Ajo zgjodhi të bëjë traditën e të gjithë artistëve për të dalë nudo për një set fotografik. 25-vjecarja ka pozuar për kopertinën e Rolling Stone së bashku me të fejuarin e saj Offset dhe ka publikuar imazhin.

Ylli i “Bodak Yellow” ka veshur një pelerinë të zezë që i mbulon gjoksin, ndërkohë që partneri i puth barkun e rrumbullakosur.

“Nuk mund të prisja deri në publikimin e revistës në korrik për të sjellë fotografinë. Kjo kopertinë është shumë e vecantë për mua. Faleminderit të gjithëve që punuan në këtë projekt, edhe pse ishte supozuar që të ishte bardh e zi. Vajza ime ia doli që të dalë në kopertinën e Rolling Stones”, shkruajti Cardi B.

Ata kanë bërë një intervistë ekskluzive për historinë e dashurisë që e kanë titulluar “Një romancë reperësh”.

aaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb