GREQI– Një shqiptar dhe dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia në qytetin e Selanikut në Greqi, pasi janë kapur me lëndë narkotike në banesë.

Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë një shqiptar 54-vjeç dhe dy grekë 30 dhe 39-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Gjatë operacionit të policisë në banesë janë gjetur dhe sekuestruar 28 pako me 28 kilogram 941 e gram marijuanë, 838 gram kokainë, 1 kilogram e 229 gram vaj hashashi, 2 peshore, 1 pako me lëndë te bardhë të paidentifikuar, 3600 euro, 9 celularë si dhe 2 fishekë.

Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: