Kivi ka tre herë më shumë Vitaminë C se portokallet dhe është i pasur në minerale. Vitamina E që ai përmban parandalon plakjen dhe e mbron lëkurën.
Aplikimi i maskave të thjeshta me bazë këtë frutë, që mund të bëhen lehtësisht në kushtet e shtëpisë, e ushqejnë fytyrën në mënyrën më natyrale të mundshme.

Maska me kivi dhe kos
Priteni kivin në feta të rregullta (ose përdorni tulin e gatshëm të tij) dhe përziejeni me një lugë kos. Aplikojeni masën e përftuar në fytyrë për 15 deri në 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të fitoni një fytyrë plot shkëlqim, shkruan Living.

Maska me kivi dhe bajame
Lini disa bajame të zbuten përgjatë natës dhe ditën tjetër thërrmojini e përziejini me pak miell besan, kivi të copëtuara ose tul kivi. Kjo maskë është e pasur në Vitaminë E, e dobishme për fytyrën.

Maska me limon dhe kivi
Maska ideale për lëkurat e yndyrshme. Përzieni tulin e kivit me lëng limoni, lëreni në fytyrë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni. Kjo maskë ndihmon në minimizimin e poreve të lëkurës dhe zhduk njollat në të.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: