Është një shqiptare ajo që kryeson në “Dancing with the Stars” që po zhvillohet në Greqi.

Klodiana Stoja, balerina dhe koreografja, shqiptare nga Gjirokastra kryeson në konkursin e kërcimit, ku nuk merr pjesë për herë të parë.

Gjithmonë e pranishme, Klodiana ka fituar vendin e dytë në sezonin e tretë të konkursit, me partner këngëtarin e mirënjohur grek, Ilias Vretos.

Partnerët e saj në 4 sezonet e mëparshëm kanë qënë parukieri i famshëm grek Trifonas Samaras, moderatori Alex Kavdas, këngëtari Thanos Petrelis dhe këngëtari Ilias Vretos.

Klodiana është edhe në këtë sezon e pranishme në garë, pavarësisht se vetëm para 2 muajsh solli në jetë fëmijën e parë. Dje në mbrëmje Klodiana Stoja konkuroi përsëri me kampionin në Lojrat Paraolimpike, Mihalis Seitis, i cili kërcen me një protezë në vend të këmbës, pasi e humbi atë në një aksident me motor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: