STRASBURG- “Të gjithë jemi përgjegjës për krizën. Të gjesh gabime është e lehtë, por për ti zgjidhur është edhe më e vështirë”. Kështu deklaroi kreu i Komisionit Europian, Donald Tusk gjatë takimit të sotëm që po mbahet me deputetët e Eurogrupit duke iu referuar kështu krizës ekonomikë në Greqi.

Trusk pohoi se ata që do përballen me vështirësitë janë vetë qytetarët grekë, por dhe Bashkimi Europian. Nga ana tjetër, Trusk theksoi e ‘nuk do gjykoj referendumin grek’, por sipas tij duhet të gjendet konsensusi.

“Dua t’i kthehem çështjes së Greqisë. Ne kemi pritur deri në momentin e fundit propozimet e Greqisë. BE është treguar i duruar dhe tashmë ka ardhur koha të diskutohet zgjidhja. Nuk dua të diskutojë të mirat apo të këqija e referendumit. Në samitin e djeshëm i kemi kërkuar Tsipras që të tregojë propozimet e tij, dhe të Greqisë. Qartësimet janë mjaftë të rëndësishme në ditët në vijim dhe këto i kërkojmë më shpejt. i kërkojë të gjithë liderëve që të gjejnë një konsensus. Nëse kjo nuk do të ndodh, atëherë do të thotë se do vi fundi i negociatave, duke marrë parasysh dhe pasojat. Të gjithë do të dalin humbës nëse nuk do gjendet një konsensus. Duhet parë dhe sistemi bankar. Pjesa më e rëndë do të bjerë për Greqinë, për popullin e saj por dhe për BE. Është e rëndësishme një marrëveshje urgjente deri tani e kam përcaktuar një përgjigje. Të gjithë jemi përgjegjës për krizën dhe jemi përgjegjës për ta zgjidhur atë. të gjesh gabimet është e lehtë, por për të gjetur zgjidhjet është edhe më e vështirë.”, tha Trusk.

Teksa u ndal tek një tjetër problem, siç është ai i papunësisë, Trusk theksoi se po priten bashkëpunime. “Kemi rënë dakord për të dhënë ndihmë për ta. Dua të përmend dhe çështjen e referendumit që ka ndërmend të bëjë Britania, rreth qëndrimit apo jo në BE. Kjo do jetë një çështje që do diskutohet. Presim bashkëpunim me KE-në për të ulur nivelin e papunësisë.”, tha ai.

Ndërkohë, i pranishëm në takimin e Eurogrupit që po mbahet në Strasburg ishte i pranishëm dhe kryeministri grek Alexis Tsipras. Gjatë fjalës së tij ai i bëri thirrje liderëve evropianë se qeveria e tij është e hapur për negociata me BE-në. Nga ana tjetër ai theksoi se Referendumi nuk ishte një veprim kundër BE-së, por një proces në të cilin u dëgjua zëri i qytetarëve grekë.

TSIPRAS: DUAM T’I KTHEHEMI NEGOCIATAVE ME BE
Kryeministri grek para eurogrupit në Strasburg deklaroi se qeveria e tij do ti kthehet negociatave me Bashkimin Europian. Ndërsa theksoi se referendumi nuk ishte kundër BE-së, por ‘zëri’ i qytetarëve grekë, Tsipras pohoi se BE duhet të jetë demokratike.

“Faleminderit për ftesën tuaj dhe të mbajë fjalën time para anëtarëve këtu. në fakt kjo është një kohë kritike për eurozonën në tërësi. në Greqi u zhvillua referendumi ku i dhamë të drejtën popullit grek të jap verdiktin, dhe kjo ka qenë një përpjekje jonë e madhe. kjo për të gjetur një zgjidhje për popullin grek. Verdikti i referendumit u dha një moment mjaftë të vështirë në rolin që luajti Greqia. ne kemi dëshirën që të kemi negociata të vazhdueshme me Europën dhe BE-në. Kjo ishte një vendim demokratik ndaj është mirë që të dëgjojmë atë çfarë vendosi populli grek. Nuk ishte një veprim që të ndërprisnim negociatat me BE, por një veprim i qytetarëve.

Duam ti kthehemi negociatave. BE ose duhet ë jetë demokratik, ose do përballet me sfida të mëdha. Në negociatat tona midisi Greqisë dhe BE duhet të ekzistojë respekti i plotë për zgjidhjen demokratike që ka bërë populli grek. Impelemtimi i atyre propozimeve nuk na ndihmoi të dalim nga kriza. Dua të përmend edhe atë çka kanë bërë vendet e tjera të BE për të na ndihmuar. Edhe programet e vendosura nga kreditorët e BE kanë qenë të ashpra dhe për një afat kohor mjaftë të gjatë. Greqia ka bërë përpjekjet maksimale”, tha Tsipras.

TSIPRAS PARA EUROGRUPIT: POPULLI GREK NUK KA ARSYE TË PËRPLASET ME BE, AS TË DALË NGA EUROZONA
Kryeministri grek është shprehur para Eurogrupit se populli grek nuk ka për qëllim të përplaset me BE apo të dalë nga zona euro. Tsipras thotë se populli grek e dha verdiktin e tij, ndërsa është shprehur se nevojiten reforma efikase për të nxjerrë Greqinë nga kriza.

“Që nga viti 2014 programi nuk është zbatuar plotësisht, dhe kjo ka ndodhur për shkak të përmbajtjes së tij, pasi nuk dukej social dhe i drejtë sa i përket mbështetjes ndaj publikut. Gjatë gjithë kësaj periudhe Greqia ka qenë në negociata sa i përket borxhit që ne duhet të paguajmë. Jemi përpjekur që të paguajmë borxhin dhe këtë e kemi bërë në sajë të burimeve të popullit grek. Nuk jam nga ata politike që mund të përcaktoj se kush e ka fajin, përgjegjësinë, por fakti që Greqia është në prag të falimentimit, është për shumë arsye. Mund të përmendim se ka patur padrejtësi, dhe kur na ka ardhur programi nuk kemi qenë të përgatitur për ta zbatuar për shkak të problemeve që kishim më përpara. Asnjë prej reformave nuk na ndihmoi për të kaluar krizën në të cilën ndodhemi, pavarësisht përpjekjeve tona.

Propozimet tona bazohen në reforma të vërteta të cilat pritet të sjellin zhvillim, gjë që nuk ka qenë e pranishme në qeverinë e kaluar në Greqi. Padyshim që në Greqi nevojitet Greqi. Me reformat shpresojmë që të ulet papunësia, të ketë të ardhura kombëtare, dhe të rriten investimet, në mënyrë që të përballohen shpenzimet. Populli grek është i vendosur tashmë, dhe nuk ka aspak arsye të përplaset me BE, apo të dalë nga eurozona. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me BE për një zgjidhje efikase”, tha kryeministri grek.

(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: