Lady Gaga nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj italiane. Me rastin e turneut të saj ‘Joanne World Tour’, në Forum di Assago ajo ka takuar një përfaqësi të të afërme të saj të ardhur nga Naso, një vend në Messina.

Pikërisht në skenë ylli ka treguar takimin e saj emocionues. Fotoja e saj më familjen Germanotta dhe disa të afërm të saj po bën xhiron e botës.

Popstari në skenën e koncertit tha: ‘Sot është një ditë e veçantë për mua sepse familja ime është bashkuar për herë të parë. Erdhën nga Sicilia për të më njohur dhe kjo më ka emocionuar shumë dhe më bëri të mendoj për gjyshin tim, kur u larguar nga Italia për të ardhur në Amerikë, duke lënë mbrapa gjithçka, përfshirë edhe këtë vend të mrekullueshëm’.

Ashtu siç këngëtarja ka treguar shpesh, stërgjyshi i saj quhej Antonino Germanotta, ishte një këpucar dhe u larguar nga Naso në 1908 për tu vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: