ITALI – Pasditen e djeshme policia italiane ka ndaluar një person, të dyshuar si klienti i fundit i Anxhela Meçanit, prostitutës së re shqiptare të vrarë të shtunën.

Mediat italiane shkruajnë se është sekuestruar edhe makina e italianit të arrestuar, me banin në një provincë të Cuneos. Dyshohet se klienti e ka vrarë Anxhelën pasi nuk dontë të paguante paratë pas shërbimit.

Pasi Anxhela i kërkonte me ngulm paratë, ai e ka shtyrë atë jashtë. Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë.

anxhela-mecani

Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.

NGJARJA
Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Vajzës i është gjetur një dokument identifikimi në rrobat që mbante veshur por edhe telefoni celular, të cilin e kanë sekuestruar tashmë hetuesit.

Referuar dokumenteve të saj të identifikimit Anxhela Meçani rezulton të ketë lindur në Fier më 1 mars 1998. Në Itali ka mbërritur kur ishte minorene. Zyrtarisht ajo banonte në Ravenna, në një apartament në mes të qendrës historike, pak hapa larg da piazza del Popolo.

Shkurtin e kaluar ajo ishte martuar, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me bashkëshortin e saj italian. Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së një partneri tjetër.

Por prej disa javësh ajo ishte rishfaqur sërish në Torino. Që nga fillimi i muajit maj, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë. Ka shumë gjasa që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: