Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Brazil - Kosta Rika

RUSI 2018
17:00

Nigeri - Island

RUSI 2018
20:00

Serbi - Zvicër


Lideri serb: Serbia nuk mundet të ndjekë politikën ‘edhe Kosovën edhe Evropën’

serbi-kosove

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Millosh Jovanoviç deklaroi se është e pamundur që Serbia ndjekë politikën “Edhe Kosova edhe Evropa”, duke shtuar se partia e tij 10 vjet më parë e ka thënë këtë. Sipas tij Bashkimi Evropian si kusht për anëtarësim kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Vuk Jeremiçi, Daçiçi dhe Tadiçi me vite të tëra thanë Kosova dhe Evropa, por në qoftë se qeveria aktuale në Serbi dhe Vuçiç e njohin pavarësinë e Kosovës, do të mundësojnë që ajo më nuk është një shkëputje paligjshme”, tha Jovanoviç në Raditelevizionin e Vojvodinës.

Ai ka pyetur presidentin e Serbisë, kur do të dalë me planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe paralajmëroi se ai që do të fillojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, përveç përgjegjësisë historike, do të bartë dhe përgjegjësi penale, përcjell tg. Lideri DSS pohoi se presidenti Vuçiç po i frikëson qytetarët e Serbisë, në mënyrë që “të ziejë bretkosën” dhe sipas tij opinioni të detyrohet për të pranuar njohjen e pavarësisë së Kosovës si të pashmangshme.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë, e udhëhequr nga DSS, në vitin 2007 refuzoi propozimin e Ischinger për një marrëveshje që do të ishte e ngjashme me marrëveshjen e dy Gjermanive, dhe sipas së cilës Kosova do të merrte ulësen në OKB. “Nëse Vuçiç pranojë shkëputjen e Kosovës, askush nuk do të jetë në gjendje nesër për të parandaluar Kosovën dhe Shqipërinë, si dy shtete sovrane, që të bashkohen”, tha Jovanoviç.