SHKUP– Partia e Nikolla Gruevski, i mandatuar për formimin e qeverisë së re, VMRO-DPMNE njoftoi se janë të papranueshme kushtet që i ka vendosur BDI-ja për formimin e qeverisë së re.

BDI ka vendosur elementet kyçe, dhe nuk do të tërhiqet nga kërkesat e partive shqiptare te vendosura gjatë marrëveshjes mes tyre.

Kushtet e BDI-së janë: pranimi i gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe përshpejtimi i proceseve eurointerguese, raporton Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Gruevski ka afat deri më 29 janar të sigurojë shumicë në parlament dhe ta formojë kabinetin. Partia e tij në zgjedhjet e parakohshme fitoi 51 mandate, ndërsa me 10 deputetët e BDI-së do të arrinte të formonte shumicë prej 61 deputetëve në Kuvend me 120 vende.

Nëse Gruevksi nuk arrin të formojë qeverinë deri më 29 janar, mandati duhet t’i jepet liderit të partisë së dytë me më shumë mandate, Zoran Zaevit nga LSDM-ja të cilët kanë 49 mandate.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: