Menjëherë pas hedhjes së shortit të “Europa League” ditën e sotme kanë ardhur edhe reagimet e para nga aktorët pjesëmarrës.

Milan-it shorti i rezervoi përballjen me Arsenal, një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u mundur, por sipas administratori kuqezi, Masimiliano Mirabelli, vështirësia qëndron vetëm në letër pasi italianët do t’i mposhtin ‘topçinjtë’.

“Më vjen keq për Arsenalin. Jam i lumtur që do të kemi një përballje të tillë në këtë moment kundër një ekipi si Arsenali”, ka thënë Mirabeli, duke qenë i sigurtë për kualifikimin e Milan-it drejt çerekfinales së “Europa League”.

Dy javë para aktit të parë duket se sfida midis këtyre dy skuadrave të njohura në Europa është nxehur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb