TIRANË- Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që tregon për kontrollet e shtuara në aeroportin e Malpensas pasi sipas tij, shtetit shqiptar i është vënë njollë e keqe dhe thotë se Tahiri takoi në Gjermani avokatin e Habilajt, gazetari Ylli Rakipi ka reaguar në emisionin “Studio e Hapur” në News24 duke treguar eksperiencën e tij.

Rakipi tha se kalon shpesh në këtë aeroport dhe se kontrollet personale me dedektorë janë të shpeshta prej kohësh.

“Lexova statusin e Berishës…Unë kaloj shpesh aty. Dhe autoritetet ushtrojnë kontroll sa herë marrin informacione nga partnerët për terrorizëm. Në atë pikë hyjnë zakonisht linjat që vijnë nga vendet që nuk janë në BE”, tha Rakipi duke shtuar se opozita me këto akuza zhbën atë që ka. “Tani e kupton ti, këta e zhvlerësojnë vetë atë që kanë në dorë”, tha Rakipi.

STATUSI I BERISHËS
Saimir Trafiku takoi në Gjermani avokatin e Habilajve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mirëmbrëma doktor. Një fakt shumë interesant dhuratë nga Noriega për popullin shqiptar. Sonte në mbrëmje udhëtova nga Rinasi drejt Milano Malpensa bashkë me bashkëshorten time. Sapo zbritëm nga avioni na mori një autobus dhe zbritëm në një hyrje të pajisur me skaner dhe metal detektor. Ushtruan kontroll personal për çdo pasagjer njësoj sikur kontrollohemi në rastet para imbarkimit në avion. Duket se autoritetet Italiane s’kanë me besim tek kontrollet shqiptare dhe tek “pastërtia” e policisë tonë, sepse shembullin për ne e ka dhënë ish-ministri i dashur Saje Qorri. E desha t’i bëj një pyetje edhe atij: Në Gjermani të kontrolluan në ndonjë dhomë të veçantë apo i re nga Gjermania për të shku me taku avokatin e byrazerëve?! Kot për muhabet po pyes…
Flm Doktor e uroj ta bëni këtë denoncim sepse vërtet na kanë vënë një njollë shumë të keqe ne si popull edhe shtetit tonë. Natën e mirë!”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: