Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Prishtina deri kah fundi i këtij viti do të formojë ushtrinë.
Ka thënë se Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është e qartë dhe porositi se nuk do të ketë presion politik për shkak të të cilës Serbia do të pranojë formimin e kësaj ushtrie, shkruan Koha.net
“Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi dhe presion politik për shkak të të cilit do të pranojmë që të krijohet një forcë e armatosur, e cila do të jetë nën komandën e huaj, forcë e cila do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qendrore dhe serbët në hapësirën e Kosovës”, ka thënë ai

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb