Një pikturë e sapo restauruar tregon momentet pas atentatit të presidentit Abraham Lincoln në vitin 1865. Piktura u prezantua para pak kohësh në Teatrin Ford në kryeqytetin amerikan, ku edhe u vra presidenti i 16 amerikan. Mesa dihet, kjo është piktura e vetme nga një dëshmitar që tregon dramacitetin e asaj nate të tmerrshme. Materiali në vazhdim sjell detaje mbi pikturën dhe sa u punë u desh për ta restauruar atë.

Presidenti Abraham Lincoln u qëllua ndërsa bashkë me gruan po shikonin një shfaqje në Teatrin Ford.

Ndërsa atentatori, John Wilkes Booth, u largua, presidenti i plagosur u dërgua përtej rrugës në bujtinën Petersen, ku ndërroi jetë mengjesin që pasoi.

Tani, një pikturë në pronësi të Shërbimit të Parqeve Kombëtare Amerikane, tregon kaosin e asaj mbrëmjeje. Laura Anderson me Agjencinë e Parqeve Kombëtare tregon për Zërin e Amerikës mbi autorësinë e pikturës:

“Pranë bujtinës Peterson qëlloi të ishte një artist që po skiconte një paradë që do zhvillohej atë natë për të festuar fundin e Luftës Civile. Ai e kuptoi menjëherë se ishte dëshmitar i një skene të rëndësishme ndërsa pa presidentin tek e kalonin në rrugë dhe kështu skicoi në telajo detajet.”

Piktura “Lincoln Borne by Loving Hands,” u krijua nga artisti gjerman Carl Bersch.

Pas disa riparimeve të mëparshme, piktura kishte nevojë për një restaurim serioz. Kështu, Sherbimet e Parqeve i kërkuan kuratorit David Olin ta restauronte atë.

Piktura është e vendosur në muzeumin e Teatrit Ford, pranë vendit u vra presidenti Abraham Lincoln.

Një kujtim prekës i një prej momenteve më të errëta në historinë amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: