Trofetë për ekipin e parë të Partizanit mungojnë prej kohësh, por për të thyer disi këtë ecuri negative mendon skuadra e U-19, e cili sot është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë e moshave kanë arritur të mposhtin Flamurtarin U-19 me rezultatin minimal 1-0, me gol të kapitenit Bajramaj në minutën e 32-të, ndeshje e cila u luajt në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Ylli Shehut kanë bërë një paraqitje të mirë teksa kanë marrë trofeun e parë për këtë edicion futbollistik. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve. Bajramaj shfrytëzon mirë një top që hidhet në zonë në formë harku nga e majta, ku arrin të shënjestrojë saktë portën e vlonjatëve.

Në fraksionin e dytë të lojës, rezultati mbetet i pandryshua, ku duhet theksuar që Partizani ishte pranë dyfishimit të rezultatit, por shtylla i mohoi kënaqësinë e golit. Kujtojmë që ky është edicioni i dytë që zhvillohet në Shqipëri për futbollin e moshave dhe janë të kuqtë që fitojnë për të dytin vit radhazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb