TIRANE- Pas fjalimit që u bë hit në internet, kryetarja e FRESSH-it, po përgatit largimin nga posti që mban. Nëpër media po qarkullon lajmi, se Koka do të qëndrojë në krye të FRESSH deri në mbajtjen e Kongresit të PS-së në muajin mars, dhe nuk do të rikandidojë sërish.

Sipas “Panoramës”, shumë të rinj të FRESSH kanë shprehur pakënaqësi për performancën e Joleza Kokës.

Pas kësaj ka reaguar kryeministri Rama, ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, vlerëson punën e bërë nga Joleza deri më tani në krye të FRESSH.

“Stop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare!
Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese qe dakord, s’ishte e lavderueshme, nderkohe qe s’ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake te cilat perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te shoqerise sone!
Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter!
Aq me pak eshte kjo puna e atyre qe s’kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in”, shkruan Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: