Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pas Memushajt, edhe Berisha spektator në përballjen shqiptare “në mungesë”

berisha

Nëse Ledian Memushaj ka ende shanse për të luajtur në takimin e nesërm të Serisë A mes Atalantës dhe Peskarës, për Etrit Berishën është thuajse e sigurt se do të ndjekë takimin nga tribuna.

Portieri shqiptar i Atalantës ka ndjerë shqetësime të lehta gjatë stërvitjes së të premtes dhe trajneri Gasperini ka vendosur që ta lërë pushim për duelin e nesërm, i cili është i rëndësishëm për të mbajtur gjallë shpresën për të luajtur në Europë në sezonin e ardhshëm.

“Berisha ndjeu shqetësime, ndaj nesër luan Golini në portë”, konfirmoi sot Gasperini në konferencë për shtyp duke gjetur të papërgatitur praktikisht të gjithë ata që e kishin parashikuar portierin shqiptar mes titullarëve për këtë sfidë./panoramasport


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.