Penelope Cruz është shfaqur seksi dhe shumë e bukur me një veshje të Versaces në edicionin e 65 të San Sebastian Film Festival. Një hyrje vërtetë prej dive e 43 vjecares, e cila është shoqëruar në tapetin e kuq të premierës së Lovin Pablo, me bashkëshortin Javier Bardem, 48 vjeç, me të cilin është protagoniste në film.
Cruz luan rolin e Virginia Vallejo në film, ish modele dhe gazetare televizive kolumbiane, që për pesë vjet ka qenë e dashur e Pablo Escobar.

Bashkëshorti i Penelope Cruz, Javier Bardem do të interpretojë në film rolin e trafikantit më të rrezikshëm të drogës Pablo Escobar.

Penelope teksa ka parakaluar në tapetin e kuq është shfaqur e mrekullueshme me një fustan ngjyrë kremi me një të çarë tek këmbët dhe një dekolte që i tregonte formën e gjoksit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: