TURQI- Një mësues në perëndim të Turqisë, në provincën e Balıkesir është arrestuar nën dyshimet se e ka ngacmuar një nxënëse 10-vjeçare.

Mësuesi u ka kërkuar prindërve të nxënëses lejen për tu martuar, me arsyetimin se kishte parë ëndërr.
51-vjeçari me inicialet İ.K., i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë, është arrestuar dhe policia ka nis hetimet.

Policia u informua nga babai i të miturës, pasi mësuesi i saj i kishte treguar synimin e tij për martesën me të bijën.
(ed.me/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: