Pas një pune kërkimore mëse 1 vjeçare, publikohet studimi ‘Digjitalizimi i transmetimeve televizive’ për procesin e digjitalizimit në Shqipëri. Drejtues shkencorë të studimit janë Akademiku Fuga dhe studiuesi Marku, me pjesëmarrje të disa kërkuesve shkencorë të huaj dhe shqiptarë në studimet e komunikimit.

Në një prej auditorëve të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, aty ku lindi nevoja, u përvijua një pjesë e procesit kërkimor, edhe u përurua një studim, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Bëhet fjalë për sfidat, paradokset por edhe shpresat e “Digjitalizimit të transmetimeve televizive tokësore” në Shqipëri. Në të gjenden disa dhjetra artikuj shkencorë të bazuar në kërkime empirike, prej rezultateve të anketave, intervistave dhe monitorimeve.

Drejtues shkencorë të studimit janë akademiku Artan Fuga e studiuesi Mark Marku…!

Është Autoriteti i Mediave Audiovizive që e mbështeti këtë studim në të cilin janë përfshirë disa dhjetra kërkues shkencorë të huaj dhe shqiparë, me përvojë dhe të rinj, në fushën e shkencave të komunikimit.

Ky studim është i vyer jo vetëm për studentët e gazetarisë e komunikimit dhe kërkuesit shkencorë në këtë disiplinë shkencore; por sidomos për profesionistët e medias dhe institucionet mediatike në vend të cilat gjejnë këtu, një projektim të gjendjes së tyre në këtë këtë proces.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: