Chevrolet ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri për vitin 2019, Corvette ZR1.

Chevrolet Corvette ZR1 për 2019-ën ka motor 6.2-litër V8 me kompresor e kapacitet prej 755 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Shpejtësinë maksimale ky model e arrin mbi 337 kilometra në orë.

Gjithashtu, Corvette ZR1 mund të vijë me marshin manual me shtatë shpejtësi dhe automatik me tetë shpejtësi.

Chevrolet Corvette ZR1 i 2019-ës, po ashtu, vjen me amortizatorët sportiv me ajër, aerodinamikën e avancuar, kofanon nga fibra të karbonit, vrimat më të mëdha për ajër, enterier prej lëkure Nappa, ulëset me ngrohje, timon i bërë nga fibra të karbonit, sistemin e zërimit Bose, etj.

Në dispozicion do të jetë edhe paketa “Sebring Orange Design Package”, e cila përfshinë eksterierin me ngjyrë portokalli, disqet e frenave me ngjyrë portokalli, rripat e sigurimit me ngjyrë portokalli, etj.

Ky model për vitin 2019 i Chevroletit, pritet të shfaqet në shitje nga pranvera e ardhshme por çmimi i tij ende nuk është zbuluar. Duhet theksuar se më parë është raportuar, jo zyrtarisht, se një model i tillë do të mund të kushtonte rreth 120,000 dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: