Nga: Enida Himaj*
TIRANE – Me pamje të qetë, të relaksuar dhe me mjekër. Kështu, paparaci i “Summes Pages” të ‘GSH’ ka mundur të fotografojë dje në Sarandë, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në vendin ku ai po kalon pushimet me familjen e tij. Është fakt tashmë se kreu i Ministrisë së Brendshme ka zgjedhur detin Jon për t’u freskuar këtë verë, por ka preferuar anën shqiptare dhe jo atë greke. Pavarësisht bujës mediatike se ministri po pushon në resortet luksoze të fqinjit tonë jugor, familja Tahiri ka zgjedhur një hotel shumë të frekuentuar në zonën e Sarandës, për t’u çlodhur mes bregdetit dhe pishinës që resorti ka.

Në pozat që paparaci ynë ka mundur të shkrepë, ministri duket shumë i relaksuar, teksa shijon këto ditë të nxehta gushti. Ndonëse me pushime, shkëputja nga puna për të është thuajse e pamundur. Përgjatë gjithë kohës, ai nuk ka hequr dorë nga bisedat e gjata telefonike si dhe nga takimi me njerëz të ndryshëm. Ajo që bie në sy është edhe afërsia që pushuesit e tjerë kanë me ministrin. Mjaft kohë ai e ka kaluar duke shëtitur dhe biseduar me klientët e tjerë të hotelit, çka mund të shihet edhe në foto. Me sa duket ministri e ka shfrytëzuar këtë kohë për t’u njohur më nga afër me problematikat që njerëzit kanë, duke i pritur ata me buzëqeshje. I veshur casual, me pantallona të shkurtra, T-shirt dhe atlete, ai duket larg pamjes së zyrtarit të lartë me të cilën jemi mësuar ta shikojmë.

Edhe pse me syze dielli dhe kapele, që i jepnin një hije mjaft djaloshare, ishte e thjeshtë të identifikohej se bëhej fjalë pikërisht për një nga ministrat më të lakuar ditët e fundit në media. Siç shprehen edhe burime pranë resortit ku familja është vendosur, këto ditë ai i ka shfrytëzuar për të ndenjur më shumë kohë me djalin dhe bashkëshorten, për të rikuperuar kështu kohën që shpeshherë puna i merr. Saimir Tahiri njihet tashmë si një pushues besnik i jugut të Shqipërisë. Edhe më herët ai ka zgjedhur pikërisht territorin shqiptar për të kaluar pushimet. Pa dyshim që këto janë edhe ditët e fundit ku mund të ‘kapet mat’ teksa pushon, pasi rikthimi në detyrë për të do të jetë së shpejti, ku mjaft sfida të reja e presin.

Tahiri në Durrës, pushime në kavalishencën e Rendit

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pushuar gjatë javës së kaluar në kavalishencën e Rendit në Durrës. Nuk ndodh shpesh që ministrat shqiptarë, të pushojnë në shtëpitë e pushimit të shtetit, qoftë në Durrës apo në Jalë. Kjo, edhe për faktin se ministrat kanë vilat e tyre qeveritare në Durrës apo dhe në Jug, të cilat janë mjaft luksoze dhe mund t’i shfrytëzojnë pa asnjë problem.

Por, burime të sigurta të “Summer Pages” pohojnë se javën e kaluar, ministri Tahiri ka qenë në kavalishencën e Rendit në Durrës dhe ka zgjedhur të pushojë mes punonjësve të tjerë dhe oficerëve të ministrisë së Brendshme. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe familjarë të tjerë në këto pushime.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: