Nga: ZONJA VJOLLCA
1 gotë oriz Gold
2 gota ujë të vluar
4 kokrra vezë
Nenexhik
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri Olitalia

Fillimisht vendosim 2 gota ujë për të vluar, shtojmë pak kripë dhe orizin Gold të shpëlarë dhe e lemë të ziejë për 16 minuta. E largojmë më pas nga zjarri dhe e lemë të ftohet.

Shtojmë më pas vezët një e nga një duke i përzier mirë, në fund shtojmë piper të zi dhe nenexhik. Vendosim në zjarr një tigan me forma për qofte. Hedhim pak vaj Olitalia në secilën formë dhe sapo vaji të ngrohet i mbushim format me orizin me vezë.

I lemë qoftet të piqen për 2-3 minuta nga njëra anë, i kthejmë dhe i skuqim dhe nga ana tjetër. I servirim qoftet me oriz të ngrohta shoqëruarme kos, sallatë apo salca të ndryshme.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb