Nga:ZONJA VJOLLCA
500 gr spinaq
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz, 1 tufë koper
250 gr gjizë, 2 vezë
1 thelpi hudhër
50 gr peksimadhe, 2 lgj miell
Kripë, piper, vaj për skuqje
1 tufë rrepa të kuqe
3-4 qepë të njoma
1 qepë të kuqe
2 lk mustardë
2 lgj uthull molle
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht lajmë spinaqin dhe e vendosim në ujë të vluar me kripë për 2 minuta, më pas e kullojmë, e vendosim në ujë të ftohtë dhe pasi ta kemi kulluar mirë e shtrydhim dhe e grijmë në copëza të vogla. Përgatisim më pas sallatën që do të servirim qoftet me qëllim që ti japim kohë rrepave të marinohen. I presim rrepat në feta të holla dhe i vendosim në një tas ku shtojmë qepën e kuqe të prerë në feta dhe qepet e njoma të prera në unaza. Në një tas të vogël trazojmë mustardën me uthullën e mollës, vaj ulliri, kripë dhe piper. Marinojmë sallatën dhe e lemë të mbuluar me celefon në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim gjizën të kulluar mirë, një thelpi hudhër të shtypur, dy vezë, pak miell, peksimadhe, kripë, piper, arrë moskat, spinaqin e zier, qepët e njoma, majdanozin dhe koperën. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë dhe më pas lagim duart me pak ujë dhe formojmë qofte të madhësisë mesatare. Vendosim vajin në tigan dhe sapo të ngrohet vendosim qoftet të skuqen për 4-5 minuta. Në fund i shërbejmë qoftet me spinaq së bashku me sallatën me rrepa të kuqe.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb