Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr mish i grirë
1 kokërr vezë
2 lgj majdanoz
Kripë, piper i zi
1 lk hudhër pluhur
40 gr djath parmixhano
3 lgj peksimadhe
50 gr rikota ose gjizë pa kripë
150 ml salcë domate
220 gr djath mocarela
50 gr ullinj të zi
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, rigon, arrë moskat

Në një tas vendosim mishin, një vezë, dy lugë majdanoz të grirë imët, kripë, piper, arrë moskat, djathin parmixhano të grirë dhe peksimadhen. I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë gjizën pa kripë. E punojmë mirë brumin e qofteve, e ngjeshim dhe e lemë të pushojë pak. Në një tavë shtrojmë një letër kuzhine dhe brumin e qofteve e ndajmë në 8 pjesë të barabarta. Këtyre pjesëve i japim formën e duhur duke formuar qofte të mëdha me trashësi 1.5 cm. Tek salca e domates shtojmë një lugë vaj ulliri dhe e përziejmë mirë. Me këtë salcë lyejmë qoftet sipër, i spërkasim me pak rigon dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 10 minuta, më pas nxjerrim tavën nga furra dhe mbulojmë të gjitha qoftet me kubikë mocarele dhe me ullinj të prerë në unaza. E vendosim tavën përsëri në furrë dhe e lemë dhe 7-10 minuta të tjera.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb