SHKUP- Ish-ministri maqedonas Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg. Gjykata Penale shpalli fajtor Gruevskin për rastin “Tanku”, si dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski, duke e dënuar këtë të fundit me 6 vite e 6 muaj burgim.

Mediat maqedonase raportojnë se Gruevski nuk ishte i pranishëm në Gjykatë në momentin e vendimit, ndërsa përfaqësohej nga avokatët e tij.

Rasti ‘Tanku’ bën fjalë për një makinë luksoz tip ‘Mercedes’ me vlerë prej 600 mijë euro, që thuhet se është paguar me paratë e buxhetit. Në rastin “Tanku” e akuzuar është edhe ish-ministrja Gordana Jankuloska, por procedurat ndaj saj gjykata i ndërpreu për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb