TIRANE – Venat dhe variçet prekin shumë njerëz, sidomos femrat. Nëse nuk trajtohen dukja e tyre mund të përkeqësohet, të shkaktojë dhimbje dhe mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u hequr.

Në këtë postim do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale se si të reduktoni dukjen e venave dhe variçeve.

Merrni disa domate jeshile dhe pritini në feta të holla në mënyrë rrethore. Spërkatini domatet me pak uthull molle (jo shumë) dhe vendosini sipër zonave me variçe. Lidheni këmbën me një fasho, në mënyrë që domatet të qëndrojnë për të paktën 30-40 minuta shkruan Shendeti.

Përsëriteni këtë metodë 2 herë në ditë për 2 javë. Pas 2 javësh trajtimi, fryrja e venave dhe variçeve të fryra do të zhduket tërësisht.

Domatet veprojnë si antikoagulant dhe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ato përmbajnë edhe flavonoide që forcojnë muret e enëve të gjakut.\
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: