Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Për PDIU, ky është një avancim i aspiratës së kahershme të shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kjo është një fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën shqiptare, e cila në mënyrë ciklike me krizat politike, mungesës së vizionit në ekonomi, korrupsionit, sistemit zgjedhor jo transparent dhe jo të barabartë, kanë ngadalësuar këtë vokacion të shqiptarëve”, deklaron kjo forcë politike.

PDIU bën thirrje që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake dhe propozojmë një pakt kombëtar për integrimin, reformën zgjedhore dhe ndryshimin e ligjit për referendumet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb