Ori Kuçi, një prej sipërmarrëseve të njohura në Tiranë, që spikati fuqishëm në spektaklin “C’est la vie”,së bashku me Anxhela Peristerin, vjen sot në një rrëfim ndryshe për jetën private dhe ëndrrën e saj për muzikën e thyer në mes.

Teksa fliste për performancën në këtë spektakël, ku realizoi ëndrrën e saj, Ori iu kthye të shkuarës dhe tregoi një episod aspak të këndshëm siç ishte ndërprerja në mes e liceut, për shkak të një “sistemi inati dhe intrigash” sipas saj.

E ndërsa muzikën e braktisi fare e re, Ori thotë se është e lumtur me jetën prej sipërmarrëseje dhe mamaje single. Nuk pranon të rrëfejë shumë për divorcin, por thotë se sot ecën me kokën lart në rrugë dhe gjen forcë tek dy djemtë e saj, David dhe Gabriel.
fjodora
Nuk të kisha parë të performoje në këngë, më befasove në “C’est la vie”…
Ori Kuçi: Për mua muzika është ves, jam e varur nga ajo, shto këtu edhe faktin që kam qenë në lice për kanto. Në atë kohë, ende adoleshente, kishte shumë ëndrra për të qenë pjesë e skenave të mëdha në të ardhmen, por nga ato vite nuk ka kujtime të mira. Unë nuk dua ta hap atë kuti. Më vjen keq që u bëra pjesë e një sistemi inati pse studioja diku dhe nuk studioja diku. Dhe m’u thye ëndrra. Megjithatë kjo nuk i shton asgjë performancës sime, sepse kultivimi i saj është shpirtëror më shumë se sa fizik. Kur mora ftesë për tek “C’est la vie” unë nuk shkova si një personazh për të kënduar aty por për të çuar gjithë shpirtin tim në finalen e së gjithës. Unë vazhdoj të mendoj se gjërat që bëhen me pasion dhe dashuri brenda arrin t’i realizosh në fund.

Mund të ketë pasur edhe nga ata që e kanë interpretuar dëshirë për tu dukur këtë pasionin tënd…
Ori Kuçi: Në rritje njeriu fillon hapësirat e veta dhe të tjerëve. Në finale njerëzit kanë mendimet e veta dhe me to të bëjnë c’të duan. Përderisa gjërat që unë bëj nuk cenojnë të tjetër unë ndjehem mirë me vetën. Problemet e veta njerëzit duhet t’i zgjidhin vetë. Njerëzit këtu flasin se nuk ndjehen mirë me veten.

Pate një sinkronizim shumë të mirë në duet me Anxhela Peristerin, dhe shkëlqyet me gjithë repertorin e këngëve shqipe, e kujt ishte ideja?
Ori Kuçi: Kisha një raport shumë të mirë me profesor Lalon dhe të dy ndanim idenë që Shqipëria ka vlera të mëdha kulturore, por për hir të të qenit me komplekse kemi përqafuar gjithnjë gjëra të huaja. Për mua muzika është një lloj droge, aq më shumë ajo shqiptare. Iu luta Anxhelës dhe Adi Hilës që të zgjidhnim këngë shqiptare në respekt të gjithë krahinave. Kur mora “Ok” profesor Lalo më thotë më pëlqen ideja. I kemi shijuar në skenë këto këngë. Anxhela ishte një fat shumë i madh për mua si në aspektin njerëzor dhe profesional, ka qene një eksperiencë shume e bukur. Jam shumë e gëzuar që Kristi e fitoi këtë garë.

Ka qene një kohë mjaft impenjative, si ka ndikuar të qenit një mami single në menaxhimin e gjithë kësaj?
Ori Kuçi: Ishte një kohë jo e ndarë normalisht, por pata kurajo të ndërtoj një marrëdhënie të lirë me fëmijët e mi. Davidi dhe Gabriel kanë ardhur në prova dhe e kanë kuptuar që mami kishte marrë tashmë një impenjim dhe duhet ta çonte deri në fund, Në këtë situatë më janë gjendur si dy miq shumë të mirë, s’kanë brenga e inate që unë nuk isha me ta për shumë kohë.

A ka diçka apo dikujt që i ndjehesh mirënjohëse në përballimin e këtyre gjërave që s’kanë qene fort të thjeshta?
Ori Kuçi: Një nga arsyet që jam kështu siç jam është se kur kam parë veten para pasqyrës jam përballur me të. Kur të ndodh diçka e keqe thua ç’kam bërë për të merituar këtë?! Mund edhe të degradosh, por unë jam e qetë në ndërgjegjen time. E kam kaluar këtë gjë. Në ka njeri në këtë rrugëtim që duhet të falenderoj në fillim janë mamaja dhe babai im, kanë pasur besim tek unë dhe çfarë më ka rritur më shumë është Davidi dhe Gabrieli. Më kanë bërë të kuptoj prioritetet: Përpara shëndetit dhe të ecësh në rrugë me kokën lart të tjerat janë pak të rëndësishme.

Më ka pëlqyer shumë edhe veshja jote…
Ori Kuçi: Falenderoj Joni Peçin dhe Suelën se të dy janë munduar të më veshin në mënyrë të tillë që të mos humbja karakterin tim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: