RUSI-Opozitari rus Alexiei Navalny është ndaluar nga policia në qendër të Moskës, gjatë një manifestimi kundër qeveritar që ai vetë kishte organizuar. Lajmin e bën të ditur online Meduza.

Pak orë më parë, policia ruse kishte bërë një operacion blitz në qendrën moskovite të Fondacionit antikorrupsion të Navalny, ku gjoja ishte një ‘alarm për bombë’.

Sipas shtypit lokal, agjentët kishin sekuestruar kompjuterat, serverat dhe telekamerat.

Navalny, lideri i opozitës, kundërshtari kryesor i presidentit rus Vladimir Putin, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit për shkak të një dënimi penal ndaj tij, të cilin shume e konsiderojnë si një sulm me karakter politik.

”Do të më arrestojnë. Kjo nuk ka aspak rëndësi. Mblidhuni tek Tverskaia. Nuk jeni këtu për mua, por për veten dhe të ardhmen tuaj”, u shpreh ai në Twitter.

Pasi i kishte shpëtuar arrestimit në apartamentin e tij, opozitari ka mbërritur në rrugën ”Tverskaïa”, arteria kryesore në qendër të Moskës, ku ishin mbledhur tashmë qindra mbështetës të tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: