Armando Sadiku rikthehet te goli me klubin e tij të Zyrihut në Zvicër. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit realizoi golin e dytë në ndeshjen mes Shafhauzenit dhe Zyrihut (1-3). Fillimisht Bufo shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Sadiku dyfishoi shifrat në minutën e 51′ të lojës.

Vendasit u kundërpërgjigjën duke ngushtuar rezultatin nëminutën e 69′ me anë të Trankuilit, ndërsa Kone çoi shifrat në 1-3 në fund të lojës. Tashmë problemet e Sadikut me drejtuesit e skuadrës duken të kaluara, pasi sulmuesi ka gjetur tri herë rrugën e rrjetës gjatë këtij muaji.

Ndërkaq, një tjetër lojtar shqiptar është bërë protagonist me ekipin e tij në kampionatin turk. Mesfushori kosovar Herolnd Shala debutoi me gol me ekipin e tij të ri të Kasëmpashas, për të cilin firmosi një kontratë pak javë më parë.

Ndeshja mes Kasëmpashas dhe Adanasporit u mbyll në shifrat 1-1 dhe Shala ishte autor i golit të vetëm për ekipin e tij në minutën e 19′ të lojës. Rreth dy javë më parë Shala iku nga kuqezinjtë për të luajtur për Kosovën. Ai që e zbuloi në media këtë vendim ishte trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi./paoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: