BEOGRAD– Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviç deklaroi se tri ditë më parë Serbia dorëzoi në gjykatën e Colmarit të gjitha dokumentacionet e kërkuara për gjykimin e Haradinajt. Ajo beson se gjykata nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar këtë kërkesë të Serbisë për ekstradimin e liderit të AAK-së, transmeton lajmi.net

“Ministria e Drejtësie ka vepruara dhe ka plotësuar të gjitha kërkesat e paraqitura nga Gjykata e Colmarit dhe tri ditë më parë ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe jemi përgjigjur në të gjitha pyetjet. Besoj se dokumentacioni ka mbërritur në Francë, dhe nuk do të ketë asnjë arsye për ta refuzuar këtë kërkesë”, ka thënë Kuburoviç para gazetarëve në Beograd.

Ajo ka shtuar se nëse kërkesa e gjykatës miratohet atëherë ekstradimi dhe gjykimi do të bëhet me kodin penal, për shkak të krimeve siç pretendon ajo se Haradinaj i ka kryer gjatë vitit 1999. Ish-kryeministri i Kosovës është arrestuar më 4 janar në Francë, në bazë të një urdhër-arresti kundër tij të lëshuar nga Serbia për kryerjen e krimeve lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Për ekstradimin apo jo të Haradinajt do të vendos gjykata franceze në qytetin e Colmarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: