SERBI-Shefi i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikovi ka thënë se Komandanti i KFOR-it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovë. Ai thënë se KFOR-i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një ngjarje e tillë.

“Është me rëndësi të potencohet se shkëmbimi i informacioneve me KFOR-in, si subjekt i sigurisë përgjegjës për paqen në krahinën jugore serbe, është i përditshëm. Të premten kam folur me Komandantin e KFOR-it dhe kam marrë informacione të caktuara që në zonën tokësore të sigurisë mund të cenohet siguria sikurse edhe brenda territorit të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Divkovic, shkruan RTS, transmeton Express.

Sipas tij, per moemntin gjendja në kufirin me Kosovën është stabile.

“Për fat të mirë tani gjithçka është qetë dhe situatë stabile dhe jam i sigurt se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat dhe kështu do të mbetet”, ka thënë Dikovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: