TIRANË- Që në nisje seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate e më tej ndërprerja e fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha nga kreu i parlamentit Gramoz Ruçi ka bërë që të ketë përplasje verbale dhe opozita të rrethojë foltoren.

Ka qenë deputeti i PD-së Flamur Noka që i ka dalë në mbrojtje Berishës duke akuzuar kreun e parlamentit Gramoz Ruçi për shkeljen e rregullores dhe vijimin e fjalimit nga Berisha.

parlament perjashtohet noka bllokohet foltorja

Por, me gjithë akuzat e tij, Ruçi i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka dhënë fjalën Shezai Rrokajt. Kjo gjë ka sjellë edhe indinjimin e opozitës që është mbledhur rreth foltores, ndërsa Ruçi ka ndërprerë seancën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb