SERBI- Lideri radikal serb, Vojislav Sheshel ka komentuar ikjet masive të shqiptarëve nga Kosova duke shprehur dukshëm kënaqësinë për largimin e tyre madje ka kritikuar autoritetet serbe për ndaljen e kosovarëve në kufi.

Ai ka deklaruar se Kosova është e Serbisë dhe se kosovarët që duan të dalin nga Kosova duhen lejuar që ta kalojnë lirshëm kufirin serbo-hungarez. Sheshel ka kritikuar qeverinë serbe për masat që ajo ka ndërmarrë në pengimin e shqiptarëve për të ikur nga Kosova.

I dënuari për krime lufte, këto komente i bëri në një postim në rrjetin social Twitter ku ka thënë se qeveria e Vuçiç duhet t’i lëshojë kosovarët që ta kalojnë kufirin serbo-hungarez

“Në vend që qeveria serbe të ndihmojë që sa më shumë shqiptarë nga Kosova e Metohija të dalin për në Evropë, qeveria e Vuçiç i ndalon ata në kufirin serbo-hungarez”, ka shkruar Sheshel.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: