TIRANË-Sulmuesi i ekipit shqiptar të futbollit, Skënderbe, nigeriani Peter Olaynka është shoqëruar në polici pas një kallëzimi të bërë nga Presidenti i Kukësit, Safet Gjici.
Jonuz Hallaçi, shefi i klubit të Kukësit bën me dije se sportisti ka nënshkruar me Kukësin dhe e ka prishur kontratën jashtë ligjit duke u larguar tek Skënderbeu. “U zhduk pa njoftuar. Kur e gjetëm, bëmë kallzim penal për shkelje të kontratës”, thotë Hallaçi.
Para pak ditësh në një intervistë, Gjici akuzoi presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj se i ka vjedhur Olaynka. Sipas Gjicit, ky futbollist kishte bërë kontratë me Kuksin, por e shkeli këtë marrëveshje.

“Ia kam thënë edhe Takajt. Ai mori një lojtar që lidhi kontratë me ne. E vodhi atë, nuk di si ta them ndryshe. Klubi ka bërë denoncim në polici dhe në FSHF. Por, federata po e zvarrit dhënien e përgjigjes. Kur një lojtar ka pasur diku, lidh kontratë me mua, shkon e lidh edhe me dikë tjetër, ai dënohet minimalisht 6 muaj”, është shprehur në fillim të dhjetorit Gjici.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: