NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 filxhan çaji oriz
1 filxhanë çaji ujë
1.5 litër qumësht
6-7 lgj sheqer
Pak kripë
1 lk gjalpë
Vanilje
Kanellë
Pergatitja
Fillimisht ziejmë ujin, shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe e lemë të ziejë për 12-14 minuta. Më pas shtojmë qumështin e nxehtë pak nga pak herë pas here sa të shohim që fillon të shterojë qumështi. Shtojmë pak kripë dhe vaniljen dhe e trazojmë herë pas here që të mos na ngjitet. Kur e shohim që luga vishet trashë me pjesën e lëngshme të sultjashit shtojmë sheqerin. E trazojmë derisa sheqeri të shkrihet dhe sultjashi të ketë marrë trajtë kremoze. Hedhim në fund pak gjalpë dhe e servirim duke e spërkatur me kanellë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: